Ministria e Shëndetësisë sot ka hapur konkurs për specializimin e 1 mijë e 34 mjekëve. Ministri Armend Zemaj njoftoi për këtë përmes një konference për media.
“Kam kënaqësinë e veçantë që të japë lajmin për hapjen e konkursit për shkollim specialistik, një proces i bllokuar për katër vjet me radhë. Krahas luftës së përditshme dhe sfiduese me pandeminë, kemi punuar edhe në procese me interes të veçantë për shëndetësinë kosovare”.
“Ne sot shpallim hapjen e konkursit për 1,034 vende, një numër rekord, që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në vendin tonë”, tha Zemaj.
Më poshtë gjeni të gjitha detajet dhe të dhënat për konkursin dhe ndarjen e specializimeve:
Kandidatët kanë të drejtë të aplikojnë në dy lëmi specialistike, por jo të njëjtës kategori (mund të konkurrojnë në një lëmi specialistike nga kategoria e parë dhe një nga kategoria e dytë).
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet sipas Udhëzimit Administrativ UA Nr.05/2017 për Shkollim Specialistik, si në vijim:
- Të kenë të kryer Fakultetin e Mjekësisë (drejtimi Mjekësi e përgjithshme, Stomatologji, Psikologji master);
- Të jenë të licencuar për punë profesionale
- Në lëmit kirurgjikale në ditën e shpalljes së konkursit nuk duhet të kenë mbushur moshën 35 vjeçare, kurse për lëmit tjera nuk ka kufizim moshe
- Të ketë aftësi të domosdoshme psikofizike për vijimin e specializimit
- Te jete anëtar i Odes përkatëse shëndetësore.
Dokumentet e nevojshme në ditën e aplikimit janë:
- Aplikimi behet online ne linku: https://rsh.rks-gov.net ;
- Diploma (apo nostrifikimi) e Fakultetit të Mjekësisë;
- Çertifikata e notave të Fakultetit dhe nota mesatare (nëse nota mesatare nuk figuron në diplomë), për kandidatet te cilët kanë përfunduar fakultetin jashtë Republikës se Kosove duhet te behet barazvleresimi I notes mesatare ne Fakultetin e Mjekësisë;
- Licenca e punës;
- Dokument nga Oda përkatëse shëndetësore qe është anëtarë i odes
- Letërnjoftimi (fotokopje);
- Çertifikata e lindjes;
- Çertifikata mjekësore;
- Për kandidatët aplikantë me financim nga Institucionet Shëndetësore private dhe për specializimet nga Mjekësia Familjare;
9a. Letër mbështetëse qe institucioni përkatës e konfirmon mbështetjen e kandidatit për financim gjate kohës se specializimit. /Gazeta Sinjali