Ministria e Shëndetësisë ka pranuar kërkesën e FFK-së për të rinisur kampionatin.
Megjithatë, duhet të pritet edhe rekomandimi i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.
Këtë për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.
“MSh ka pranuar kërkesën e FFK-së dhe ka kërkuar nga IKSHPK që të jap një rekomandim rreth kësaj çështje. Kur të kemi shpjegimet dhe rekomandimet e IKSHPK-së, me to do të njoftohet Federata” – tha Hoti.
Sezoni në Superligë ishte pezulluar në fillim të fazes së tretë, ndërsa janë ende edhe shumë ndeshje për t’u zhvilluar./Gazeta Sinjali/