Ministria e Shëndetësisë ka hapur sot konkursin për rekrutimin e 200 profesionistëve shëndetësor në funksion të manaxhimit të pandemisë Covid-19, shkruan Gazeta Sinjali.
Në konkursin e shpallur nga kjo ministri thuhet se përparësi mes kandidatëve të barabartë do të kenë ata që kanë punuar si vullnetarë gjatë pandemisë.
Konkursi do të jetë i hapur deri më 22 qershor të këtij viti.
Aplikacionet e plotësuara dhe dokumentacioni i kërkuar (Diploma dhe Licenca), të skanuara, dergohen në imell adresat: [email protected] dhe [email protected] ; Në aplikacion duhet të cekët qartë titulli i vendit të punës, numri i referencës dhe nr. i kontaktit. Kontaktet me telefon mund ti bëni në 038 212 -276.
Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara, ministria thekson se nuk do të pranohen.
Vendimi për rekrutimin e 200 profesionistëve shëndetësorë u mor mbledhjen e Qeverisë Hoti të mbajtur më 7 qershor.
Vendimi u mor pas propozimit të kryeministrit Avdullah Hoti i cili mori mbështetjen nga i gjithë kabineti qeveritar./Gazeta Sinjali/
KLIKO KËTU për të shkarkuar konkursin: