image MSH del me apel për personat që e kanë kaluar COVID-19 dhe nuk janë vaksinuar

Shëndetësi

MSH del me apel për personat që e kanë kaluar COVID-19 dhe nuk janë vaksinuar

news image

Ministria e Shëndetësisë i ka bërë thirrje personave të cilët kanë kaluar koronavirusin që të vaksinohen.

“Me qëllim të parandalimit të infektimit dhe mbrojtjes nga COVID-19, Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve të cilëve e kanë kaluar COVID-19 në muajt e fundit që të vaksinohen me vaksinën kundër COVID-19”, ka shkruar ministria në një komunikatë për media.

Ministria e ka bërë këtë thirrje, pasi sipas institucionit, të dhënat shkencore sugjerojnë se ata që e kanë kaluar COVID-19 mund të vaksinohen dy javë pas shërimit.

Imuniteti natyral i fituar nga kalimi i sëmundjes vjen duke u dobësuar me kohë dhe për më tepër, jo të gjithë ata që e kalojnë COVID-19 fitojnë imunitet të mjaftueshëm për t’u mbrojtur nga ri-infeksioni”.

“Prandaj, me qëllim të parandalimit të ri-infeksionit, MSh u bën thirrje këtyre qytetarëve që të vaksinohen”.

/GazetaSinjali/