Në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, gjatë ditës së sotme është shpallur konkursi i brendshëm për diplomatë.
Kjo është bërë e ditur nga Kreshnik Ahmeti, i cili është shef i kabinetit të ministrit në detyrë, Glauk Konjufca, përcjell Gazeta Sinjali.
Ahmeti përmes rrjetit social Facebook, ka deklaruar se ky konkur po bëhet për herë të parë që nga themelimi i MPJD-së.
“Gara e brendshme dhe procedurat transparente do të garantojnë përzgjedhjen më të mirë të mundshme të diplomatëve, të cilët do t’i zgjerojnë e thellojnë raportet me vendet e tjera dhe do t’i mbrojnë interesat e Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar ai.
Ahmeti më tej ka deklaruar se tani e tutje do të ketë procedura transparente, me kritere objektive dhe rezultate të drejta dhe meritore.
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca më 20 shkurt kishte vendosur që t’i shkarkonte 14 konsuj në ambasadat e Kosovës nëpër shtete të ndryshme. Në mesin e tyre ishte edhe Vlora Çitakut që ishte ambasadore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Konjufca në një emision televiziv më 26 mars kishte deklaruar se ka marrë vendim që të kthehen edhe 19 konsuj të tjerë./Gazeta Sinjali/