Teksa sulmet ruse në Ukrainë po vazhdojnë edhe ushtria e Ukrainës po reziston ndaj sulmeve të tyre.
Së fundmi Ministria e Mbrojtes së Ukrainës iu ka bërë një thirrje qytetarëve të tyre, të cilët kanë dron, raporton Gazeta Sinjali.
Kjo ministri i ka ftuar qytetarët që kanë dron që t’i bashkohen njësisë së veçantë “112”, për patrullimin e qytetit të Kievit.
“A keni dron? Vendoseni në përdorim për pilotët me përvojë. Bashkohuni në patrullimin e përbashkët me njësitë 112, brigadën e veçantë të qytetit të Kievit”, kanë shkruar nga kjo ministri.