image Ministria e Mbrojtjes deklarohet për dyshimin e helmimit të ushtarëve: Jemi duke i pritur rezultatet e analizave

Siguri

Ministria e Mbrojtjes deklarohet për dyshimin e helmimit të ushtarëve: Jemi duke i pritur rezultatet e analizave

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se pesë ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dyshohet se janë helmuar pasi hëngrën syfyrin në kazermën “Newborn” në Gjilan.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar Ministria e Mbrojtjes, ku ka bërë të ditur se SHP i FSK-së ka marrë masat e duhura sipas procedurave dhe tani gjendja e ushtarëve është stabile dhe nuk ka arsye për shqetësim.

Në njoftimin e tyre thuhet se janë marrë mostrat edhe nga IKSHPK, derisa janë duke pritur për rezultatet.

“Përmes mekanizmave tanë zyrtar mjekësor si dhe në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), janë marrë mostrat e ushqimit dhe jemi duke pritur rezultatet e analizave që do të mundësojnë identifikimin e shkaktarëve të mundshëm, që kanë rezultuar me çrregullimin shëndetësor të pjesëtarëve tanë”, thuhet në njoftimin e MM.

Lidhur me rastin për Gazetën Sinjali ka folur edhe Inspektori sanitar për rajonin e Gjilanit, Shefik Beqiri, i cili tha se ushtarët janë ankuar se janë helmuar por ende s’ka diçka konkrete se çfarë ka ndodhur.

Beqiri bëri të ditur se ushtarët janë dërguar në Institutin e Shëndetësisë Publike dhe do të presin rezultatet për t’i konfirmuar ose jo dyshimet se janë helmuar nga ushqimi.

“Dyshohet se janë helmu por nuk kena diçka konkrete ende. Pesë ushtarë janë ankuar, kanë qenë në klinikë dhe në institut. Por pa i marrë mostrat e tyre nuk dihet se janë prej ushqimit apo çka. Ende nuk dihet. Po i presim rezultate për të kuptuar se çfarë ka ndodhur”, tha ai për Sinjalin.

/GazetaSinjali/