image Ministria e Infrastrukturës tregon gjendjen e rrugëve pas reshjeve të vazhdueshme të borës

Kosovë

Njoftim/ Ministria e Infrastrukturës tregon gjendjen e rrugëve pas reshjeve të vazhdueshme të borës

news image

Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se pas reshjeve të mbrëmshme të borës, të gjitha rrugët që janë përgjegjësi e ministrisë, janë të pastruara për zhvillim normal të komunikacionit.

Sipas tyre, përveç rrugëve rajonale, magjistrale, nacionale dhe autostradave edhe në viset malore ku reshjet janë më të shtuara, të gjitha rrugët janë të kalueshme, raporton Gazeta Sinjali.

“Kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtje dimërore janë në angazhim maksimal që të evitojnë bllokimin e rrugëve rajonale, magjistrale, nacionale dhe autostradave, të mbikëqyrura vazhdimisht edhe nga përgjegjësit e ministrisë. Theksojmë se edhe në viset malore ku reshjet janë më të shtuara, të gjitha rrugët janë të kalueshme”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Për çdo emergjencë që mund të keni lidhur me rrugët që janë në përgjegjësi të ministrisë, qytetarët mund të kontaktojnë në këta numra: 044 130 069 dhe 044-158-914./Gazeta Sinjali/