image Ministria e Industrisë jep detaje për mbylljen e 13 qendrave të masazhit

Siguri

Ministria e Industrisë jep detaje për mbylljen e 13 qendrave të masazhit

news image

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka dhënë detaje rreth operacionit ku u mbyllën 13 qendra masazhi nga 57 sa u inspektuan.

“Inspektorët e tregut kanë mbyllur 13 operatorë ekonomikë në mungesë të pëlqimit sanitar dhe janë shqiptuar 13 aktvendime gjobë për parregullësitë e evidentuara. Inspektimet do të vazhdojnë dhe në çdo rast kur konstatohen shkeljet, do të merren masa ndëshkuese”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

Kjo ministri përmes Inspektoratit të Tregut bashkë me Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Njerëz në Policinë e Kosovës dhe inspektorët e ATK-së, më 15 dhe 16 mars, realizuan kontroll në qendra të ndryshme të masazheve.

/GazetaSinjali/