Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami është takuar sot me Kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, me të cilën është diskutuar çështja e financimit të procesit zgjedhor në Kosovë, përcjellë Gazeta Sinjali.
Përmes një komunikate për media, Ministrja Bajrami e ka njoftuar Dakan se në buxhetin e vitit 2021 është paraparë financim i mjaftueshëm për organizimin e zgjedhjeve të përgjithshme dhe të atyre lokale që do mbahen gjatë këtij viti.
Ndërsa kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka në këtë takim ka theksuar se janë duke punuar që procesi zgjedhor të realizohet me sukses.