image Ministria e Arsimit: Shkollat nuk janë prekur, mësimi do vijojë normalisht

Rajon

Rajon/ Ministria e Arsimit: Shkollat nuk janë prekur, mësimi do vijojë normalisht

news image

Tërmetet që goditën sot Shqipërinë, fatmirësisht nuk kanë sjellë dëme të mëdha në shkolla.

Ministria e Arsimit të Shqipërisë, ka bërë me dije se deri më tani shumica e shkollave janë të paprekura dhe nuk kanë nevojë për ndërhyrje.

Ka disa shkolla me dëmtime të vogla në Tiranë dhe Durrës, të cilat konsistojnë kryesisht në plasaritje të lehta muresh të jashtme dhe që fatmirësisht nuk pengojnë aspak vijimin e procesit të mësimit ditën e hënë. Njëkohësisht, informojmë se ekipet e ministrisë dhe të institucioneve të saj të varësisë janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës. Ditën e nesërme do të jenë po në terren në mënyrë që të garantojmë se secila shkollë është e sigurtë për t’u hapur të hënën për vijimin normal të mësimit“, ka njoftuar MASR, raportojnë mediat e Shqipërisë.

Më tutje bëhet e ditur se ministria është në komunikim të vazhdueshëm me drejtuesit e shkollave dhe zyrave vendore arsimore në të gjithë territorin.

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR), si dhe të gjitha institucionet e saj të varësisë në të gjithë vendin, që në momentet e para të tërmetit kanë qenë të angazhuara plotësisht në monitorimin e situatës.