image Ministria e Arsimit njofton se së shpejti lansohet platforma edukative për fëmijët deri në 6 vjeç

Kosovë

Arsim/ Ministria e Arsimit njofton se së shpejti lansohet platforma edukative për fëmijët deri në 6 vjeç

news image

Ministrja në detyrë e Arsimit, Hykmete Bajrami, përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook ka njoftuar se së shpejti do të lansohet platforma e edukimit online për fëmijët deri në 6 vjeç, shkruan Gazeta Sinjali.

‘’Në vazhdën e aktiviteteve për organizimin e procesit edukativ-mësimor për fëmijët e Kosovës, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ju njofton se në bashkëpunim me Zyrën e UNICEF-it në Kosovë dhe “Save the Children”, së shpejti do të bëhet lansimi i platformës “Edukimi në Distancë – Kujdesi, Zhvillimi dhe Edukimi në fëmijërinë e hershme për moshën 0-6 vjeç”, ka shkruar Bajrami.

Tutje, ministrja ka thënë se kjo platformë do t’i ndihmojë fëmijët që të kenë kujdesin e duhur sa i përket zhvillimit emocional dhe edukimit.

‘’Kjo platformë inovative ka për qëllim t’i mbështesë prindërit, kujdestarët ligjor dhe edukatorët në realizimin e aktiviteteve ditore dhe javore me fëmijët në kushte shtëpie, duke ndihmuar kështu, që në kontekstin e pandemisë COVID – 19, këto grupmosha të kenë kujdesin e duhur sa i përket zhvillimit emocional dhe edukimit’’, ka shtuar ajo.

Bajrami tregon se nga sot do të lansohet një video informuese për prindërit dhe kujdestarët ligjorë.

‘’MAShTI ju bën me dije se nga sot do të lëshohet në transmetim një video informuese, e cila do t’i informojë dhe udhëzojë prindërit dhe kujdestarët për përmbajtjen dhe mënyrën e përdorimit të platformës.’’ /GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/hykmete.bajrami.14/posts/642530046602263