image Ministria e Administratës Publike kërkon pezullimin e të gjitha konkurseve për zyrtarët publikë

Kosovë

Pezullim/ Ministria e Administratës Publike kërkon pezullimin e të gjitha konkurseve për zyrtarët publikë

news image

Ministria e Administratës Publike e cila është përgjegjëse për menaxhimin e zyrtarëve publikë ka kërkuar pezullimin e të gjitha konkurseve të shpallura me legjislacionin e vjetër dhe të publikuara pas hyrjes në fuqi të ligjit për zyrtarët publikë, më 12.09.2019.

Vendimi i MAP për pezullim  të konkursve, është marr me arsyetimin se Qeveria ende nuk ka miratuar aktet nënligjore për zbatimin e ligjit të ri për zyrtarët publikë, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë vendim të Ministrisë së Administratës Publike ka vendosur ta respektoj Ministria e Punëve të Brendshme e cila ka njoftuar të gjithë aplikantët për pezullimin e konkursit të jashtëm të shpallur më datë 14 shtator dhe vazhduar më 5 tetor si dhe konkursin e brendshëm të shpallur më 16 shtator 2019.

Këto konkurse ishin hapur për plotësimin e 22 pozitave në departamente të ndryshme të Ministrisë së Punëve të Brendshme, 11 prej të cilave janë kërkuar me konkurs të jashtëm ndësa për gjysmën e pozitave të tjera ishte shpallur konkurs i brendshëm.

Më poshtë është vendimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme i cili ka hyrë në fuqi më 8 tetor 2019. /Gazeta Sinjali/