image Pezullohen fluturimet në Aeroportin e Rinasit deri më 8 prill
[wp-story id="814678"]

Shqipëri

Pezullohen fluturimet në Aeroportin e Rinasit deri më 8 prill

news image

Të gjitha fluturimet e planifikuara në Aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas janë pezulluar deri nesër në orën 10:00, për shkak të grevës së kontrollorëve të trafikut ajror.

Negociatat mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe kontrollorëve dështuan më herët gjatë ditës, duke bërë që ata të merrnin vendimin për të pezulluar punën deri më 8 prill.

Edhe pse ata kërkuan që situata e tyre të mos politizohej, kryeministri Edi Rama dhe presidenti, Ilir Meta, lëshuan akuza të ndërsjella duke bërë me faj njëri-tjetrin për këtë situatë, raporton A2.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, deklaroi se gjithçka është në kuadër të fushatës elektorale, për të bllokuar vaksinat, që do të vinin mbrëmjen e sotme në Aeroportin e Rinasit./Gazeta Sinjali/