image ZRrE takim me Ambasadën Amerikane, diskutohet pezullimi i tarifave të energjisë

Kosovë

ZRrE takim me Ambasadën Amerikane, diskutohet pezullimi i tarifave të energjisë

news image

Zyra e Rregullatorit për Energji, sot ka mbajtur një takim me përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Kosovë.

Në takim është folur për situatën e krijuar pas vendimit të Gjykatës së Apelit pas pezullimit të ekzekutimit të vendimit të ZrRE për tarifat e reja të energjisë.

Zyra e Rregullatorit për Energji, e ka njoftuar Ambasadën Amerikane se ka njohur me paqartësitë e implementimit të vendimit dhe situatën e rëndë në sektorin e energjisë, njofton ZRrE.

“ZRrE sot ka mbajtur një takim të përbashkët me përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane në Kosovë, të cilët, për së afërmi u njoftuan rreth zhvillimeve të fundit në sektorin e energjisë, dhe në veçanti, u diskutua rreth situatës së krijuar si pasojë e procesit gjyqësor, në të cilin proces, me një vendim për masë të përkohshme, është pezulluar ekzekutimi i vendimit të ZRrE-së për tarifat me pakicë të energjisë elektrike”.

“ZRrE i njoftoi përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane për paqartësitë e implementimit si edhe për vështirësimin e mëtejmë të situatës tashmë të rënduar të sektorit të energjisë në vend. Ndër të tjera diskutime, u elaboruan edhe veprimet procedurale të ndërmarra në këtë proces nga ZRrE, e së fundmi me parashtrimin e mjetit të jashtëzakonshëm juridik, krahas kërkesës për Mendim Juridik, në Gjykatën Supreme të Kosovës, si edhe me kërkesat tjera për sqarime ligjore tek organet kompetente të drejtësisë lidhur me implementimin e vendimit gjyqësor”.

/GazetaSinjali/