image Ministri ukrainas i Mbrojtjes: Rusia po përgatitet të nisë operacione informacioni kundër Ukrainës

Botë

Ministri ukrainas i Mbrojtjes: Rusia po përgatitet të nisë operacione informacioni kundër Ukrainës

news image

Rusia po përgatitet të nisë një operacion informacioni në shkallë të gjerë kundër Ukrainës, thotë ministri i mbrojtjes i Ukrainës.

Rusia po përgatitet të nisë një “operacion në shkallë të gjerë informacioni dhe psikologjik” kundër Ukrainës, tha sot ministri i Mbrojtjes Oleksiy Reznikov.

Qëllimi i tyre është të thyejnë rezistencën e ukrainasve dhe ushtrisë ukrainase me gënjeshtra”, tha Reznikov në një deklaratë.

Sipas ministrit të mbrojtjes, Rusia ka planifikuar të krijojë “probleme komunikimi” dhe të sajojë raporte se udhëheqja ushtarake dhe politike e Ukrainës “kanë rënë dakord t’i dorëzohen” Forcave Ruse, shkruan CNN.

Si një “konfirmim” të kësaj, do të përhapen dokumente të rreme – gjoja të nënshkruara – si dhe video të rreme të redaktuara“, tha Reznikov.

Kjo është një gënjeshtër. Kjo nuk do të ndodhë. Nuk do të ketë dorëzim! Vetëm fitore”, shtoi ai.

/GazetaSinjali/