image Ministri Reçica zotohet se do të ndryshojë ligjin për veteranët e dalë nga lufta

Sociale

Ministri Reçica zotohet se do të ndryshojë ligjin për veteranët e dalë nga lufta

news image

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica ka njoftuar se 24 mijë familje kanë përfituar deri më tani nga skema sociale, në vlerë prej 7 milionë e 650 mijë euro. Derisa janë mbi 5 mijë të tjerë të cilët kanë përfituar asistencë prej 130 eurove, persona këta të cilët nuk kanë pasur të hyra në familjen e tyre gjatë kohës së pandemisë.

Reçica, gjatë raportimit në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, tha se si qeveri kanë paraparë një pako për rimëkëmbje ekonomike, e cila ndër të tjera mbështet punësimin që të ndikojë në rritje të punësimit edhe në këto kushte.

Ai tha se pandemia ka shkaktuar probleme të mëdha në mirëqenie sociale, pasi sipas tij gjendje jo e mirë ka qenë edhe para përhapjes së korona virusit.

 “Mund të them që për këtë shumë është alokuar mjete deri në 7 milionë euro e 650 mijë euro. Numri i familjeve të cilat kanë përfituar nga kjo mbështetje shtesë është 24 mijë familje. Ajo që dua t’iu njoftojë rreth kësaj mase është që ne si ministri bazuar në vendimin e qeverisë për muajin qershor nuk kemi ndonjë obligim ndaj kësaj kategorie sepse kështu është paraparë me vendimin e qeverisë së mëhershëm. Masa dy, është masë që ka shumë prej 30 euro për të gjithë ata përfitues të skemave pensionale dhe benificioneve të tjera, vlera e të cilit nuk ka kalon 100 euro. Është paraparë një shumë prej 13 milionë eurove, e cila duhet të kompensohet si pagë shtesë ose si mjete shtesë për këto kategori”, ka deklaruar ai.

Reçica ka folur edhe për masën 15, pagesë e asistencës mujore prej 130 eurove për të gjithë qytetarët të cilët nuk kanë të hyra në familjen e tyre. Ku sipas tij, deri më tani kanë aplikuar mbi 60 mijë qytetarë, mbi 50 mijë janë duke u verifikuar, mbi 7 mijë janë në proces të regjistrimit nga qendrat e punës sociale, ndërsa mbi 5 mijë tani më kanë përfituar nga kjo masë.

Reçica u zotua se si qeveri kanë paraparë një pako për rimëkëmbje ekonomike, e cila ndër të tjera mbështet punësimin që të ndikojë në rritje të punësimit edhe në këto kushte.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica tha se do të ketë prioritet shtesat për fëmijë deri në moshën 18 vjeçare. Veç tjerash u zotua se do të bëhet ndryshimi i ligjit, ku veteranët e dalë nga lufta të kenë mundësi të punojnë në sektorin privat dhe të marrin pensionin./Gazeta Sinjali/