image Berisha - Kurtit: 20 veteranë që i duruan këto sene, janë më të zot se krejt Jugosllavia jote që ta qesin votën

Politikë

Berisha – Kurtit: 20 veteranë që i duruan këto sene, janë më të zot se krejt Jugosllavia jote që ta qesin votën

news image

Para objektit të Kuvendit të Kosovës, po mbahet protesta e veteranëve të UÇK-së, të cilët po shprehin pakënaqësitë e tyre, për shkak të mos përfshirjes në ligjin e pagës minimale, ndërsa brenda mureve të këtij objekti po diskutohet ashpër mes pozitës dhe opozitës rreth qëndrimeve të tyre në lidhje me çështjen.

Një përplasje e rreptë po zhvillohet mes deputetit të AAK-së, Bekë Berisha dhe kryeministrit Albin Kurti, shkruan Gazeta Sinjali.

Berisha nga AAK, ka thënë se askush nga grupi i tyre parlamentar, nuk i ndanë veteranët në të rrejshëm dhe të parrejshëm, madje sipas tij, nuk ka fryrje të listave.

“Janë 30 e diçka mijë që marrin pagë dhe janë 60 mijë krejt veteranë, me disa pjesëmarrës e pjesëtarë”, deklaroi Berisha.

Sipas tij, ky problem është politik, ngase kryeministri Kurti provoi të merrte vota me bashkim kombëtar e Adem Demaçin, por nuk ia arriti kurrë dhe siç deklaron Berisha, Kurti kësisoj u bë me ata që janë shumë, e që janë me Jugosllavi.

Berisha pretendon se Kurti së bashku me ministrin e Financave, po i diskriminojnë veteranët.

“Sa më shumë që i bën nervozë veteranët, ti edhe ai Hekuran Murati, të shtohen radhët në prapavijë”, vijoi tutje Berisha.

Siç thotë Berisha, Kurti duhet t’ua bëjë argatin dhe të bëhet i besueshëm për ata (që janë me Jugosllavi).

Tash ti çohesh, ti me na kallxu neve si po hargjohen para për veteranë, për ata që e kanë pru lirinë… kush je ti e Murati me na kallxu neve?“, vazhdoi Berisha.

Sipas deputetit të AAK-së, kryeministri, me këto veprime, do të na kthej në pellgun e përçamjes, urrejtjes, që ka mbizotëru te shqiptarët ndër vite.

Armend Muja ja ka nis vone me mendu shqip… nja po t’kallxoj, 20 veteranë që i kanë duru këto sene, jane ma të zot se krejt Jugosllavia jote që ta qesin votën“, përfundoi Berisha.

/GazetaSinjali/