Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, është futur nën mbrojtjen e afërt të policisë.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali Flutura Mustafa-Pllana, këshilltare e ministrit Peci.
“Po, Ministri është nën përcjellje të mbrojtjes së afërt. Përcjellja e policisë është reflektim dhe vlerësim i institucioneve përgjegjëse, ndaj seriozitetit të situatës” , tha Mustafa-Pllana.
Duket se arsye për këtë masë është një reagim i ditës së martë i të parit të ministrisë, ku Peci ka denoncuar ndërtimin e 25 vilave në Joshanicë të komunës së Pejës respektivisht në Stankaj.
Sipas tij uzurpim dhe tjetërsim i pronës publike të Ministrisë është bërë nga individë që nuk janë kontrolluar asnjëherë nga institucionet e thirrura për ta realizuar një gjë të tillë.