image Ministri Murati tregon se kur do të fillojë regjistrimi i popullsisë

Sociale

Ministri Murati tregon se kur do të fillojë regjistrimi i popullsisë

news image

Regjistrimi i popullsisë në Kosovë do të shtyhet në pranverën e vitit të ardhshëm shkaku i pandemisë, shkruan Gazeta Sinjali. 

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka raportuar në Komisionin për Buxhet, ku edhe ka dhënë qëndrimin për këtë proces.  

“Sa i përket regjistrimit të popullsisë ka qenë e paraparë të ndodhë çdo 10 vite, është problematike që të ndodh sivjet pasi që edhe zgjedhjet lokale, dhe kjo mund të mbahet vitin e ardhshëm në pranverë”, ka thënë ai.

Ndërkaq, kryeshefi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Ilir Berisha tha se kanë filluar përgatitjet që nga viti 2018, në mënyrë që të ketë sukses në procesin regjistrimit të popullsisë. Ai tha se buxheti është i planifikuar, mirëpo që nuk flitet vetëm për regjistrimin e popullsisë, por përfshin edhe projektet me vlerë mbi 12 milionë euro.

“Agjencia është duke realizuar të gjitha aktivitetet përpos aktiviteteve është duke realizuar përgatitjet për regjistrimin e popullsisë që kanë filluar në vitin 2018.Ky plan është ndarë në katër faza, formimi i grupit  punues, buxheti, operimi në terren” ka thënë ai.

Deputeti nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza tha se do të ofrojnë mbështetjen e tyre për Qeverinë, pasi që është proces i rëndësishëm, derisa ka shtuar se e rëndësishme është që regjistrimi të ndodh për të gjithë qytetarët.

Edhe deputetja Duda Balje theksoi që regjistrimi duhet të ndodhë edhe për komunitetet jo shumicë, pasi që herën e fundit serbët në veri e patën refuzuar këtë proces. /GazetaSinjali/