image Ministri me ditët e numëruara hap kuletën e ministrisë, ndan 400 mijë euro nga buxheti i shtetit

Politikë

Qeveria në largim/ Ministri me ditët e numëruara hap kuletën e ministrisë, ndan 400 mijë euro nga buxheti i shtetit

news image

Qeveria e Kosovës, ndonëse në largim, vazhdon të shpenzojë mjete prej qinda mijëra eurosh, për projekte të ndryshme.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, i cili i ka ditët e numëruara në krye të këtij dikasteri, ka bërë të ditur sot se ka nënshkruar me kryetarin e komunës së Ferizajt, Agim Aliu një memorandum bashkëpunimi për realizimin e projektit, “Ndërtimi i Parkut Memorial të UÇK-së në Jezerc-Ferizaj’, në vlerë totale prej 400 mijë euro, të financuar nga Ministria.

Ndonëse ky projekt ka qenë premtim lokal i kryetarit të komunës Agim Aliu, në bazë të memorandumit, ai po financohet në tërësi nga buxheti qendror i Republikës së Kosovës.

Madje, Matoshi me para të buxhetit të Kosovës, është lavdëruar duke deklaruar se “si ministër në vazhdimësi ka përkrahur komunat e Kosovës, në rritjen e performances dhe arritjen e synimeve të tyre”.

Projekti që ka qënë zotim i kryetarit të komunës së Ferizajit, Agim Aliu gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale ishte kritikuar nga partitë opozitare për paarsyeshmërinë e shpenzimit të madh të mjeteve buxhetore për një park të tillë memorial./Gazeta Sinjali/