Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka arsyetuar dhënien e licencave afatgjate (40 vjet) për prodhimin e energjisë elektrike ndërmarrjes, “Kelkos Energy” për hidrocentralin “Deçani” dhe hidrocentralin “Belaja”, shkruan Gazeta Sinjali.
Në interpelancën ku është thirrur për të raportuar për këtë temë, ministri, para deputetëve tha se dhënia e lejes mjedisore nuk është dhënë nga ai, por është bindur nga zyrtarët e dikasterit të tij se kanë pasur drejtë kur kanë marrë një vendim të tillë.
“Normalisht nuk i iki përgjegjësisë, unë jam ministër, edhe pse nuk e kam nënshkruar një dokument të tillë. Është përgjegjësi e zyrtarëve dhe sekretarit. Në bazë të shpjegimeve që ata m’i kanë bërë mua, në bazë të argumenteve që më kanë ofruar, disi jam bindur që për dy objektet që i kanë lëshuar kanë pasur të drejtë. Për objektin tjetër që është bërë debat edhe sot do të bëhet debat ne nuk kemi lëshuar asnjë leje. As leje ujore e as lejen e përdorimit, edhe pse procesi ka shumë kohë që është kryer. Objektet janë ndërtuar, por lejet nuk i kanë marrë”, tha ai.
Interpelanca ndaj ministrit Kuçi për këtë çështje është duke vazhduar ende.