image Ministri "i rrezikshëm" i Shqipërisë sot pritet në takim nga Albin Kurti e Glauk Konjufca

Kosovë

Vizitë/ Ministri “i rrezikshëm” i Shqipërisë sot pritet në takim nga Albin Kurti e Glauk Konjufca

news image

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme në Shqipëri, Gent Cakaj, për më pak se dy orë do të mbërrij në Kosovë për vizitë zyrtare.

Cakaj gjatë vizitës së sotme pritet që t’i takojë ish-bashkëpartiakët e tij, Albin Kurtin e Glauk Konjufcës, kësaj here si zyrtarë të dy qeverive.

Vetëvendosje kishte dalë kundër emërimit të Gent Cakajt si ministër i Qeverisë Rama.

Lëvizja Vetëvendosje në komunikatën e lëshuar me 10 janar të vitit 2019, akuzonte Gent Cakajn si njeri me qëndrime të rrëzikshme për Kosovën sepse sipas tyre mbronte idenë e presidentit Hashim Thaçi për copëtimin e Kosovës.

“Në datën 11 janar 2018, në intervistën e dytë të Cakajt në Klan Kosova me Baton Haxhiun, sqarohen disa qëndrime edhe më të rrezikshme. Aty ai mbron me të gjitha kapacitetet që ka idenë e Thaçit për copëtimin e Kosovës. Ai shkon aq larg sa merret edhe me ndarjen e aseteve të Trepçës, por përdor edhe shprehje si “Veriu i Mitrovicës, nëse mbet në Kosovë”. Ai lë të nënkuptohet se nuk është kundër copëtimit të veriut dhe instalimit të një forme të “Zajednicës” në pjesët e tjerat të vendit”, thuhej në komunikatën e Vetëvendosjes.

Një vit më parë, Vetëvendosje, emërimin e Gent Cakajt si ushtrues detyre i Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë e konsideronte krejt të pavend.

Paraprakisht, Cakaj përmes një bisede telefonike me Konjufcën, i ka uruar këtij të fundit marrjen e detyrës së re, teksa ka thënë se janë shprehur të gatshëm që të bashkëpunojnë fuqishëm njëri me tjetrin./ Gazeta Sinjali/