image Ministri i Kulturës uron Nora Gjakovën: Sportistët vazhdojnë të jenë ambasadorët më të mirë të vendit

Sporte Luftarake

Ministri i Kulturës uron Nora Gjakovën: Sportistët vazhdojnë të jenë ambasadorët më të mirë të vendit

news image

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku ka uruar xhudisten Nora Gjakova, pasi fitoi medaljen e artë në Gjeorgji, shkruan Sinjali Sport.

Çeku u shpreh se ky sukses është tregues edhe për standardin e xhudos në Kosovë, teksa shtoi se sportistët vazhdojnë të jenë ambasadorët më të mirë të vendit.

“Ky sukses, përveç formës së lartë të Norës, është tregues edhe për standardin e xhudos në Kosovë. Sportistët vazhdojnë të jenë ambasadorët tanë më të mirë. Falë tyre simbolet tona shtetërore depërtojnë edhe në vendet që akoma nuk e kanë njohur shtetin tone”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e Ministrisë./Gazeta Sinjali Sporti/