image Ministri i Jashtëm i Maltës uron 13-vjetorin e pavarësisë së Kosovës duke recituar vargjet e Ali Podrimjës

Kosovë

Ministri i Jashtëm i Maltës uron 13-vjetorin e pavarësisë së Kosovës duke recituar vargjet e Ali Podrimjës

news image

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Maltës, Evarist Bartolo, ka uruar Kosovën për nder të 13-vjetorit të pavarësisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka publikuar një video ku shihet Bartolo duke uruar pavarësinë me vargjet e poetit Ali Podrimja.

Përmes këtij video urimi, ai ka treguar se i njeh mirë vuajtjet dhe dëshirat e shtetit të Kosovës.

Madje ai citoi edhe Nelson Mandelan ku thotë “Fillimisht duhet të punosh me armiqtë e tu, pastaj ata bëhen partnerët e tu”./Gazeta Sinjali/