image Ministri i Jashtëm grek vjen nesër për vizitë zyrtare në Kosovë

Politikë

Ministri i Jashtëm grek vjen nesër për vizitë zyrtare në Kosovë

news image

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, do të qëndrojë nesër për vizitë zyrtare në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Dendias do të pritet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, në orën 10:00.

Ndërkaq, në orën 11:40 kryediplomati grek do të pritet në takim nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani./Gazeta Sinjali/