image Ministri i Brendshëm i Shqipërisë kërcënon Policinë: Mos i jepni informacione mediave

Rajon

Skandaloze/ Ministri i Brendshëm i Shqipërisë kërcënon Policinë: Mos i jepni informacione mediave

news image

Informacionet e publikuara në media lidhur me ngjarjet kriminale në Shqipëri nuk do të bëhen publike më.

Vetë ministri i Brendshëm shqiptar, Sandër Lleshaj ka urdhëruar drejtuesit e Policisë dhe zyrtarët e tjerë që të mos japin më detaje në lidhje me dosjet hetimore.

Informacionet e publikuara në media në lidhje me krimet e ndodhura së fundmi në vend konsiderohen problem për Lleshajn.

Ai ua ka bërë të qartë zyrtarëve se “nëse urdhri shkelet, atëherë do të ketë procedura disiplinore”.

Sipas ministrit  këto materiale përbëjnë sekret hetimor dhe po skandalizojnë opinion dhe pasqyrimi i punës së Policisë do të bëhet nëpërmjet zëdhënësit të drejtorisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme.