image Ministri i Brendshëm i Portugalisë jep dorëheqjen pasi shoferi i tij shkaktoi një aksident fatal - Sinjali

Ministri i Brendshëm i Portugalisë jep dorëheqjen pasi shoferi i tij shkaktoi një aksident fatal

news image

Pas një aksidenti fatal të shkaktuar nga shoferi i ministrit të Brendshëm të Portugalisë, është kërkuar dorëheqja e vetë ministrit.

Eduardo Cabrita vazhdimisht refuzoi ta bënte këtë, por të premten, prokurorët publikë e akuzuan zyrtarisht shoferin e tij për vrasje nga pakujdesia, duke thënë se ai ishte duke vozitur mbi shpejtësinë e lejuar kur përplasi punëtorin 43-vjeçar të autostradës, i cili ishte baba i dy fëmijëve, shkruan Reuters.

Më shumë se kushdo tjetër, më vjen keq për këtë humbje tragjike, të pariparueshme”, tha Cabrita në fjalimin e dorëheqjes.

Menjëherë pasi Cabrita dha dorëheqjen, kryeministri Costa tha se ai pranoi dorëheqjen e ministrit dhe ia kishte komunikuar atë presidentit.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin