image Ministri i Arsimit sot raporton në komisionin parlamentar për fillimin e vitit të ri shkollor

Arsim

Ministri i Arsimit sot raporton në komisionin parlamentar për fillimin e vitit të ri shkollor

news image

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj sot do të raportojë në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport.

Likaj do t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve në lidhje me përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2020/2021.

Mbledhja e komisionit ku do të raportojë Likaj mbahet në orën 11:00.

Ndërkaq një orë më herët do të mblidhet edhe Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë, ku pritet të bëhet përzgjedhja e listës së ekspertëve. /Gazeta Sinjali