image Ministri gjerman: Zhvillimi i vaksinës sfida më e madhe në mjekësi

Botë

Deklaratë/ Ministri gjerman: Zhvillimi i vaksinës sfida më e madhe në mjekësi

news image

Të gjithë ne që shpresën e vetme mund ta kishim tek shpikja e vaksinës që do të luftojë Covid-19 vjen një lajm i keq nga ministri Federal i Shëndetësisë në Gjermani, Jens Spahn.

Në deklaratën e tij ka bërë ai ku ka zvogëluar shpresat se kjo vaksinë do të mund të dalë në një të ardhme të afërt. Sipas tij ky kërkim mund të zgjasë me vite.

Spahn u shpreh se sot kjo është sfida më e madhe që ekziston në mjekësi.

“Që të tregohemi realist, mund të duhen vite për zhvillimin e një vaksine kundër koronavirusit, për shkak të pengesave që mund të ketë, siç kemi parë me vaksinat e tjera”, tha ai.

Të hënën pritet mbledhja e një konference ndërkombëtare të donatorëve, në të cilët do të mblidhen të paktën 7.5 miliard euro që do të përdoren për zhvillimin e vaksinës kundër virusit. Kancelarja Angela Merkel premtoi një “kontribut të rëndësishëm financiar” nga Gjermania gjatë fundjavës. Ministri gjerman tha ndër të tjerë se masat kufizuese do të lehtësoheshin gradualisht./ Gazeta Sinjali/