Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka reaguar pas përleshjeve në gjysmëfinalen Ponte Prizreni – Peja, përcjell Sinjali Sport.
Ponte Prizreni dhe Peja filluan ndeshjen e pestë të gjysmëfinales në mënyrë të mirë, mirëpo pas përfundimit të pjesës së parë duke shkuar në zhveshtore u përleshën basketbollistët dhe pjesëtarët e klubeve.
Çeku ka shkruar se po i grumbullojnë informatat për incidentin dhe se nesër i ka ftuar në takim Federatën e Basketbollit, të enjten Këshillin kombëtar për parandalimin e dhunës dhe dukurive negative në sport, teksa ka shtuar se po pret edhe raportin e policisë.
Reagimi i plotë i ministrit Çeku:
Shqetësuese janë ngjarjet nga takimi i sontëm basketbollistik mes KB Ponte dhe KB Peja në Prizren, i ndërprerë me vendim të gjyqtarëve. Por, nuk do të kalojnë pa adresim të përgjegjësisë dhe marrje të masave. Sulmet fizike, fyerjet e veprimet tjera anti-sportive do të marrin përgjigjen e merituar.
Jemi duke i grumbulluar të gjitha informatat për incidentin. Për nesër kam ftuar në takim Federatën e Basketbollit të Kosovës, ndërsa të enjtën do të ftojmë takimin e Këshillit kombëtar për parandalimin e dhunës dhe dukurive negative në sport. Ndërkohë presim edhe raportin e Policisë së Kosovës për rastin.