image U thonë qytetarëve "mbani distancë 2 metra", ministrat në detyrë dhe drejtori i IKSHPK-së s'i përmbahen vetë

Kosovë

Rekomandimet/ U thonë qytetarëve “mbani distancë 2 metra”, ministrat në detyrë dhe drejtori i IKSHPK-së s’i përmbahen vetë

news image

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ministrja në detyrë e Ekonomisë, Rozeta Hajdari, drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani dhe kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi, në një konferencë të përbashkët për media prezantuan masat e reja kundër koronavirusit.

Vitia paralajmëroi se do të zbuten masat, ndërkaq vuri theks të veçantë te masat e reja dhe rekomandimet të cilat tha se nuk duhet të shpërfillen kurrsesi në vazhdim.

Njëri nga rekomandimet që u përmend disa herë ishte edhe mbajtja e distancës prej 2 metrash nga njëri-tjetri. Por ata që e kërkuan domosdoshmërisht zbatimin e këtij rregulli, e anashkaluan atë për vete, shkruan Gazeta Sinjali.

Ata nuk mbanin distancën nga njëri-tjetri, të cilën qytetarët janë të detyruar ta respektojnë si masë parandaluese ndaj përhapjes së COVID-19.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë tha se nëse qytetarët do ta respektonin distancën dhe rekomandimet tjera, do të kishte shumë më pak raste me koronavirus në Kosovë. /Gazeta Sinjali/