image Ministrat e mbrojtjes së Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi sot në Kosovë

Kosovë

Ministrat e mbrojtjes së Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi sot në Kosovë

news image

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, sot do të jetë nikoqir i tre ministrave të mbrojtjes nga rajoni.

Ai do të presë në takim Ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë Niko Peleshi, Ministren e Mbrojtjes së Maqedonisë së veriut Sllavjanka Petrovska dhe ushtruesin e detyrës së Ministrit të Mbrojtjes së Malit të Zi, Filip Axhiq.

“Nën organizimin e Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, më 10 shkurt, do të mbahet takimi i ministrave të Mbrojtjes së Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Takimi “Regional Alliance on Smart Defence” do të fillojë në ora 09:00 kurse nga ora 12:00 do të lexohet deklarata e përbashkët e katër ministrave të mbrojtjes.

/GazetaSinjali/