image Minierat në Poloni shndërrohen në vatra të koronavirusit

Botë

Minierat në Poloni shndërrohen në vatra të koronavirusit

news image

Polonia ka arritur që deri tani t’i mbajë relativisht të ulëta shifrat  dramatike të pandemisë së koronavirusit. Vendi me gati 40 milionë banorë regjistron më shumë se 26 mijë të prekur nga COVID-19, prej të cilëve 1,157 kanë vdekur.

Por edhe pse Varshava zyrtare ka vendosur rihapjen e pjesës më të madhe të aktiviteteve, si dhe disa shkolla, situata në një pjesë jugore të vendit po shqetëson së tepërmi autoritetet.

Bëhet fjalë për minierat që ndodhen në Zofioka, në rajonin e Slesjës. Nga 1,151 personat e prekur nga virusi në fundjavën e kaluar, dy të tretat vinin nga minatorë dhe familjet e tyre.

Në atë rajon janë regjistruar më shumë se 4 mijë raste, ku më së shumti përqendrohen në kompanitë JSW dhe PGG, ku  e para ka regjistruar rreth 2,771 infeksione në minierat e saj të qymyrit ndërkohë që PGG deklaron 1,400 të tillë.

Si rezultat i infektimit në masë disa nga minierat u mbyllën përkohësisht gjatë muajit të majit, por tani po rihapen, edhe pse shifrat tregojnë se ato janë tashmë shndërruar në vatra të infeksionit.  

Kushtet e punës në miniera janë perceptuar si kritike për përhapjen e koronavirusit, ku raste vatrash janë zbuluar kudo në botë, nga Republika Çeke, Afrika e Jugut, deri në SHBA. /Gazeta Sinjali/