image "Mini-tornado" për 30 sekonda dëmton një qytet në Angli - Sinjali

“Mini-tornado” për 30 sekonda dëmton një qytet në Angli

news image

Qyteti i Widnes, Cheshire në Angli është goditur nga një “mini-tornado” pasditen e së mërkurës.

Mediat britanike shkruajnë se banorët kanë postuar pamje nga muret e kopshtit të tyre, koshat dhe zbukurimet që u hodhën në rrugën kryesore nga moti i pazakontë.

Policia ka marrë raporte për dëme në prona, mure të rënë, xhama të thyer të makinave dhe mbeturina në rrugët e Widnes.

Dom Smith po ngiste makinën e tij kur “erërat gjarpëruese” goditën në kohën e drekës.

Ai tha se shikonte me mosbesim se si trampolinën e një fëmije e dërgonin mbi çati.

Por për fat të mirë, “brenda 20-30 sekondave u kthye në normalitet”, ka thënë ai.

Ndërkohë Lynn Fraser ishte brenda kur stuhia përfshiu rrugën e saj.

/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin