Mimoza Kusari – Lila do të jetë kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Komunës së Gjakovës, në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, raporton Gazeta Sinjali.
Zyrtarizimi i kanidaturës së saj është bërë sonte në faqen zyrtare të Lëvizjes Vetëvendosje në Facebook, ku bëhet e ditur se është bërë në marrëveshje mes LVV-së dhe partisë së Kusarit, Alternativës për Kosovën.
“Përmes këtij memorandumi mes subjekteve tona njoftojmë opinionin publik që kandidatja e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për Gjakovë do të jetë Kryetarja e Alternativës për Kosovën dhe njëherit ushtruesja e detyrës së grupit tonë parlamentar, zonja Mimoza Kusari-Lila”, thuhet në njoftimin e tyre.
Kusari – Lila, një ditë më parë, deklaroi se është në pritje të konfirmimit të kandidaturës së saj për Komunën e Gjakovës./Gazeta Sinjali/