image Mimika e Kurtit pasi deputetët e PDK-së e AAK-së bllokuan foltoren e Kuvendit

Politikë

Mimika e Kurtit pasi deputetët e PDK-së e AAK-së bllokuan foltoren e Kuvendit

news image

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës, po përcillet me vëmendje, kjo meqë jashtë, para objektit të këtij institucioni, po protestojnë numër i madh veteranësh, të cilët po shprehin pakënaqësitë e tyre, në lidhje me mos përfshirjen e tyre në ligjin e pagës minimale, shkruan Gazeta Sinjali.

Në mesin e pjesëmarrsëve në këtë seancë është edhe kryeministri Kurti. E kur kryetari i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, doli dhe hoqi nga vendi mikrofonin e foltores, Kurti shikonte me vëmendje drejtë tij, për veprimet që bënte deputeti i PDK-së.

I pari i Qeverisë e përcolli me sy çdo lëvizje të deputetëve opozitarë afër tij, ndërsa herë pas here diskutonte diçka, me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Deputetët e PDK-së dhe ata të AAK-së u mblodhën para foltores dhe po e pamundësojnë mbajtjen e seancës në shenjë proteste, që Qeveria nuk po e përfill kërkesën e tyre për përfshirjen e veteranëve të UÇK-së, në projektligjin për përcaktimin e pagës minimale.

Veteranët po protestojnë jashtë, ndërkohë që, ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku ka ftuar protestuesit për Trustin t’u bashkohen atyre, në protestën e cila po mbahet para Kuvendit të Kosovës.

/GazetaSinjali/