image Militao rinovon me Real Madridin, braziliani ka një klauzolë “të frikshme”

Futboll

Militao rinovon me Real Madridin, braziliani ka një klauzolë “të frikshme”

news image

Nga SHBA, Eder Militao ra dakord dhe firmosi rinovimin e kontratës me spanjollët.

Qendërmbrojtësi brazilian iu bashkua klubit në verën e vitit 2019 dhe është bërë titullar gjatë dy sezoneve të fundit, duke u përmirësuar çdo vit edhe më shumë.

Marrëveshja e tij e mëparshme zgjati deri në vitin 2025, por Real Madrid tani e ka zgjatur kontratën e tij deri në vitin 2028, duke treguar besimin e klubit në aftësitë e tij.

Paga e Militao dot ë rritet si pjesë e kësaj marrëveshjeje të re, duke u rritura nga 3,5 milionë euron ë 7 milionë euro plus bonuse në sezon.

Lojtari ka gjithashtu një klauzolë lirimi të re. I prirur për të shmangur çdo kërkues të mundshëm, Real Madrid ka vendosur klauzolën e tij në një shumë prej 500 milionë eurosh.

/GazetaSinjaliSport/