Dy këngëtaret shqiptare, Dua Lipa dhe Rita Ora janë futur në listën e më të pasurve në Britaninë e Madhe.
Lista e të famshmëve më të pasur nën moshën 30-vjeç u publikua nga revista “Heat”.
Dua Lipa aktualisht mban vendin e 15-të, me një pasuri në vlerë prej 11.8 milionë paund.
Revista shkruan se Dua Lipa rriti të ardhurat me 9 milionë paund që nga viti 2018 për shkak të kontratave me Jaguar, Adidas, Pepe Jeans dhe YSL.
Ndërkohë, Rita Ora mban vendin e 13-të me pasuri 17.8 milionë paund. Por, sipas kësaj reviste, të ardhurat e saj nuk janë si rezultat i punës në muzikës, por nga marrëveshjet mjaft fitimprurëse me markat e famshme si Adidas dhe Cola-Cola.
Ajo ka një pronë në vlerë prej 3.5 milionë paund afër familjes Beckham dhe i bleu prindërve të saj një rezidencë në vlerë prej 1.3 milionë paund në Kosovë.
Ndërkohë, më i pasuri mbetet këngëtari Ed Sheeran, me pasuri 170 milionë paund.
Pas Ed Sheeran, në vendin e dytë vjen aktori i “Harry Poter”, Daniel Radcliffe me pasuri 90 milionë paund, ndërsa në vendin e tretë qëndron Harry Styles me pasuri 64 milionë dollarë. /Gazeta Sinjali/