image Miley Cyrus shtrihet në spital

Bota e Yjeve

Showbiz/ Miley Cyrus shtrihet në spital

news image

Këngëtarja dhe aktorja e njohur amerikane, Miley Cyrus është shtrirë në spital ditën e djeshme.

Cyrus thuhet se ka probleme me fytin dhe për këtë i është dashur ndihma mjekësore e menjëhershme, transmeton Gazeta Sinjali.

Lajmin se është e sëmurë e ka bërë të ditur vetë artistja përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale.

Për shëndetin e këngëtares krahas mjekëve po kujdeset edhe miku i saj më i mirë, Cody Simpson.

Miley e kaloi ditën e djeshme duke dëgjuar serenatën që ai kishte krijuar enkas për të.

Duke u munduar të marr veten sa më shpejtë që të mundem që të arrij të marr pjesë në ‘Gorillapalooza’ këtë fundjavë me Ellen DeGeneres, Portia De Rossi dhe Bruno Mars“, ka shkruar Cyrus në njërën nga fotografitë.

Videoja e publikuar ishte pa zë, pasi ishte një këngë e veçantë që ai shkruajti vetëm për të dhe Miley u shpreh se po përpiqej ta bindë ta publikojë. Cody i dërgoi gjithashtu dhe disa trëndafila shoqes së tij edhe pse përfliten që mes tyre ka më shumë se shoqëri./Gazeta Sinjali/