Këngëtarja njëherësh aktorja e njohur me famë botërore Miley Cyrus, i është nënshtruar një operacioni.
Sipas revistës “People”, artisja prej vitesh ka pasur inflamacion të bajameve, transmeton Gazeta Sinjali.
Miley tashmë ka dalë nga spitali dhe po kurohet. “People” ka raportuar se procesi i rikuperimit do të marrë pak kohë dhe për disa javë ajo do të qëndrojë e heshtur. Madje edhe vetë Miley tregoi para pak ditëve se kishte lënë pas dore trupin, për t’u kujdesur për vokalin e saj./Gazeta Sinjali/