image Miley Cyrus tregon se pse nuk e ftuan në "Grammy Awards"

Bota e Yjeve

Muzikë/ Miley Cyrus tregon se pse nuk e ftuan në “Grammy Awards”

news image

Këngëtarja njëherësh aktorja e njohur me famë botërore, Miley Cyrus, e ka zbuluar arsyen se përse nuk ka qenë e ftuar në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Grammy Awards”.

Cyrus këtë e ka bërë përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Instagram, ku numëron mbi 103 milionë ndjekës, transmeton Gazeta Sinjali.

Videoja i përket vitit 2013, kur Miley i kishte tronditur të gjithë, pasi kishte nxjerr nga çanta një cigare me hashash dhe kishte nisut ta tymoste në skenën e MTV EMAs.

“Pastaj vrasim mendjen përse nuk më ftojnë më në ceremonitë e ndarjes së çmimeve”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e videos.

https://www.instagram.com/p/B71yhnNpw-b/

Anipse Miley nuk ishte e pranishme në ceremoninë e çmimeve “Grammys”, babai i saj, Billy Ray Cyrus mori dy çmime për këngën “Old Town Road” me Lil Nas./Gazeta Sinjali/

https://www.instagram.com/p/B71Rfgaph_Y/