image Dua Lipa do të bashkëpunojë me artisten e njohur me famë botërore

Bota e Yjeve

Showbiz/ Dua Lipa do të bashkëpunojë me artisten e njohur me famë botërore

news image

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore Dua Lipa, ka paralajmëruar se mund të bëj bashkëpunim me këngëtaren njëherësh aktoren e njohur, Miley Cyrus.

Këtë artistja shqiptare e ka bërë në një intervistë të dhënë së fundmi për “Capital Breakfast with Roman Kemp”, transmeton Gazeta Sinjali.

Lipa kishte thënë se që të dyja kanë menduar qe shumë kohë të krijojnë një këngë së bashku,  e cila pritet të lansohet së shpejti.

Mediat e huaja raportojnë se kënga do të titullohet “Coldblood”, por që këtë nuk e ka konfirmuar artistja shqiptare.

Ka mundësi, ka mundësi. Jam një fanse e madhe e saj, është e ëmbël dhe po ne po mendojmë që të bëjmë diçka së bashku në të ardhmen e afërt”, citohet të ketë thënë artistja shqiptare.

Kujtojmë se Miley Cyrus ishte këtë vit e pranishme në festivalin e udhëhequr nga Dua Lipa, “Sunny Hill Festival”, që u mbajt në Prishtinë./Gazeta Sinjali/