Milani vazhdon të kërkojë zëvendësuesin e Hakan Calhanoglu.
Shumë emra kanë qarkulluar deri tani, por në “pole position” mbetet Josip Ilicic, slloveni i Atalantës.
Lojtari slloven ka arritur akordin me dyshen Maldini-Massara dhe i ka kërkuar drejtuesve të klubit nga Bergamo që ta shesin te Milani.
Atalanta kërkon 8 milion euro për të lënë të lirë 33-vjeçarin, ndërsa oferta e Milanit shkon deri në 4 milion euro.
Kuqezinjtë po presin dhe janë të bindur që zikaltrit do të ulin pretendimet e tyre.
Ilicic ka qenë një nga lojtarët më të mirë të Atalantës në vitet e fundit. Lojtari ballkanas luan në disa pozicione të repartit ofensiv, si numër 10-sh, sulmuesi i djathtë, por bën mirë edhe sulmuesin e dytë. /GazetaSinjaliSporti/