image Milani në bisedime me Chelsean për qendërmbrojtësin anglez

Futboll

Milani në bisedime me Chelsean për qendërmbrojtësin anglez

news image

AC Milan ka filluar bisedimet me Chelsean për Fikayo Tomorin, lojtar të cilin e duan në skuadër që nga ky muaj, transmeton Sporti në Sinjali.

Sipas gazetarit italian, Nicolo Schira, klubi italian është duke kërkuar huazimin e qendërmbrojtësit, me mundësi të blerjes në fund të sezonit.

Deri më tani nuk ka asgjë konkrete, pasi që ‘Blutë’ kanë pranuar edhe dy oferta tjera, nga Anglia dhe Franca.

Ndryshe, 24 vjeçari luan në pozitën e qendërmbrojtësit. Ai ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2024 me Chelsean, teksa në tregun e transferimeve vlerësohet me 17 milionë euro.

Fikayo Tomori është i lindur në Kanada, por ka pasaportë angleze dhe përfaqëson Kombëtaren e Anglisë. /Sporti në Sinjali/.

Fikayo Tomori: Chelsea defender could be set for an AC Milan loan move this  transfer window - report - Eurosport
Fikayo Tomori / Chelsea FC.