image Milan Skriniar hedh poshtë spekulimet, mbetet në Inter

Futboll

Milan Skriniar hedh poshtë spekulimet, mbetet në Inter

news image

Qendërmbrojtësi sllovak Milan Skriniar ka vendosur të qëndrojë pjesë e skuadrës së Interit edhe pas përfundimit të sezonit aktual, raporton Sinjali Sport.

Në një intervistë për mediumet sllovake, Skriniar ka thënë se do të jetë tek Interi edhe edicionin e ardhshëm pasi ta ndihmojë ekipin ta mbrojë titullin e kampionit në Serie A.

Skriniar tanimë 26-vjeçar ka kontratë me Interin deri në vitin 2023 kurse këtë sezon ka kontribuar me tri gola në 30 ndeshje në Serie A.

“Ka pasur shumë spekulime për të ardhmen time dhe do të ketë. Mirëpo, unë kurrë nuk jam marrë me to sepse e kam ditur se nuk do të largohem nga Interi. Mund të them se do të jem pjesë e Interit edhe sezonin tjetër pasi dua të kem edhe suksese tjera”, është shprehur Skriniar, i cili iu bashkua Interit në vitin 2017 nga Sampdoria. /Gazeta Sinjali Sporti/