image AC Milan synon përforcimin, në kërkim të një sulmuesi

Futboll

Futboll/ AC Milan synon përforcimin, në kërkim të një sulmuesi

news image

Skuadra e Milanit pak më shumë se 10 ditë para mbylljes së afatit kalimtar të verës, vazhdon të mendojë për përforcimet e fundit.

“Rossonerët” së bashku me disa shitje që janë në prag të finalizimeve, kanë bërë gati disa blerje të reja.

Sipas mediave italiane, Milan kërkon një sulmues të ri dhe ka kthyer vëmendjen te Martin Terrier nga Olympique Lyon.

Ngecja e kontakteve me Atletico Madridin për Angel Correan ka detyruar Milanin që të mendojë për objektiva të tjera dhe Terrier është emri i ri për sulmin e sezonit të ri.