Ish-kongresisti amerikan Eliot Engel, miku i madh i Kosovës, ka uruar në 13-vjetorin e Pavarësisë, shkruan Gazeta Sinjali.
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë Kosovë. Shpresoj që e ardhmja t’ju sjellë paqe dhe prosperitet. Kosova13”, ka uruar Engel në Twitter.
Engel, është një ish-kongresist i njohur dhe përkrahës i madh i Kosovës dhe shqiptarëve.
Engel ka qenë i pranishëm edhe në seancën solemne të Shpalljes së Pavarësisë më 17 shkurt 2008.
Happy Independence Day #Kosovo! May the future bring peace and prosperity. #Kosova13 pic.twitter.com/5A3kjtqrBz
— Eliot Engel (@RepEliotEngel) February 17, 2021