image Mikrobiologu Lul Raka viziton Kamenicën pas 11 rasteve të reja me koronavirus

Kosovë

Takim/ Mikrobiologu Lul Raka viziton Kamenicën pas 11 rasteve të reja me koronavirus

news image

Sot gjatë ditës mikrobiologu Lul Raka bashkë ka vizituar Shtabin Emergjent në Kamenicë bashkë me kryetarin e kësaj komune, Qëndron Kastratin, pas 11 rasteve të reja me koronavirus.

Vizita e mikrobiologut Raka është bërë me qëllim për të diskutuar me të parin e kësaj komune për masat e mëtutjeshme që do të ndërmarrin për parandalimin e përhapjes të virusit Covid-19.

“Në këtë takim është diskutuar për hapat që do ndërmerren tani pas konfirmimit të disa rasteve me virusin COVID-19 në Kamenicë”, shkruhet në njoftimin e faqes zyrtare të komunës së Kamenicës.

Kujtojmë që deri sot në Kosovë janë shënuar 125 raste të infetkuar me koronavirus, ndërkaq 10 persona janë shëruar e një i moshuar ka ndërruar jetë./ Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=831522640659432&id=170937033384666&xts%5B0%5D=68.ARCqkVK9LL8xZw0EjcXrOeY_R_DEPaKjRieCURnGRhxJSwaVzNnamNdSJU2-B4q-CCdq73WEGi9Ru0Xsvm7tST5M3AaL_zNcqKsxbmu7xFnjpUHph8nNtG74x8QyOGAcgFgCWxZg8dO2VtppGeQgBebmoa1qj7gO3OCZs30LDJeDNYiJefsYY5QGqd3HyRCrIKHbg-BuLPZfff5veB-LRUFum5DO4hmQzVcBJq6KnHP4W48z1vjFnq72XiJvlG9GWo0qAfrO-360ape2C_3mI9wbs0mMUrJltn2YldalGjsqMUY_A5ppo0-QR6KcL1yoD5EQ0fqk4CVlrdMtuxjJiEA&tn=-R