Sot gjatë ditës mikrobiologu Lul Raka bashkë ka vizituar Shtabin Emergjent në Kamenicë bashkë me kryetarin e kësaj komune, Qëndron Kastratin, pas 11 rasteve të reja me koronavirus.
Vizita e mikrobiologut Raka është bërë me qëllim për të diskutuar me të parin e kësaj komune për masat e mëtutjeshme që do të ndërmarrin për parandalimin e përhapjes të virusit Covid-19.
“Në këtë takim është diskutuar për hapat që do ndërmerren tani pas konfirmimit të disa rasteve me virusin COVID-19 në Kamenicë”, shkruhet në njoftimin e faqes zyrtare të komunës së Kamenicës.
Kujtojmë që deri sot në Kosovë janë shënuar 125 raste të infetkuar me koronavirus, ndërkaq 10 persona janë shëruar e një i moshuar ka ndërruar jetë./ Gazeta Sinjali/